Defekti në server, Cani: Thesari i shtetit është kthyer në punë
Pas ndërprerjes së punës thesari i shtetit tashmë është rikthyer në punë.Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka sqaruar se kjo situatë ka ardhur si pasojë e vjetërsisë së paisjeve. Kreu i Financave ka pranuar se tenderi për rinovimin e paisjeve, një kusht ky i vendosur edhe nga FMN ka dështuar 5 herë.Tiranë- Rikthehet në punë thesari i shtetit pas ndërprerjes së veprimeve.Kreu i Financave, Shkëlqim Cani, edhe pse nuk ka pranuar të sqarojë situatën ka deklaruar se tashmë gjithçka është kthyer në normalitet.Kreu i Financave ka pranuar se ndërprerja e punës ka ardhur si pasojë e paisjeve të vjetra, ndërkohë që tenderi për rinovimin e tyre ka dështuar 5 herë. Rinovimi i paisjeve të thesarit të shtetit është një ndër kërkesat e përsëritura të FMN-së.Cani: “Serveri i Thesarit punon.Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ajo çfarë ndodhi ishte për shkak të pajisjeve të vjetra.Kemi dështuar disa herë me tenderin për rinovimin e pajisjeve”.Ende nuk ka një version zyrtar për problemin e ndodhur me thesarin e shtetit, por sipas burimeve theksohet se ndërprerja e punimeve ka ardhur si pasojë e dëmtimit të paisjeve.Ndërkohë që një tjetër version është se ndërprerja ndodhi si pasojë e shvendosjes së serverave në një tjetër ambjent.