Mirëmbajtja dhe siguria në rrugë, qeveria merr 65.7 mln euro hua nga BB

Banka  Botërore i ka dhënë Shqipërisë një tjetër fond për të rritur sigurinë rrugore. Pavarësisht akordimit të këtij fondi, përfaqësuesja e Bankës Botërore në vendin tonë i ka kërkuar qeverisë  të realizohet një buxhetim i duhur për infrastrukturën, ndërsa e përcaktoi nivelin e aksidenteve në Shqipëri shumë të lartë.Ndërkohë që Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, vlerësoi faktin se rrjeti rrugor shqiptar ka nevojë për një sërë fondesh për tu mirmbajtur.Tiranë- Qeveria shqiptare i ka shtuar borxhit një tjetër fond të marrë për sigurinë rrugore, i cili kap vlerën e 65.9 milion eurosh.Pavarësisht akordimit të fondit, përfaqësuesja e Bankës Botërore i kërkoi qeverisë që të realizoj  buxhetimin e duhur për infrastrukturën dhe të mos krijojnë borxhe të prapambetura.Tahseen Sayed përcaktoi prioritetet kryesore ku duhet të fokusohet qeveria në përdorimin e kësaj huaje, duke i konsideruar si urgjente. “Shpresojmë që progresi i kësaj huaje të mbështet në arritje pozitive. Ashtu si qeveria ne e konsiderojmë sektorin e infrastrukturës dhe sektorin rrugor në veçanti si një ndër sektorët përparësor dhe shumë të rëndësishëm për rritjen e mirëqënies së qytetarëve dhe vendit në përgjithësi. Megjithatë duhet të përmend disa sfida. Së pari, sfidë kryesore është të bëhet planifikimi dhe buxhetimi i duhur dhe jo planifikimi dhe buxhetimi ad-hoc i përparësive për sektorin e infrastrukturës dhe atë rrugor. Është me rëndësi të përcaktohen përparësitë siç duhet dhe të atashohen burimet e nevojshme për të mbështetur këto përparësi.Së dyti, BB është e angazhuar në një ushtrim  të vazhdueshëm me qeverinë sa i përket konsolidimit fiskal. Në këtë kuadër do të ishte mirë të mos krijoheshin më pagesa të prapambetura pasi siç e dimë nga fondi prej 14 miliard dollarësh të cilët ishin në shumën e parapambetura, kryesisht të lidhura me punimet për investimet kapitale, rreth 85% e kësaj shume apo 15 miliard lekë ishin  shpenzime të cilat nuk i ishin paguar kompanive që merreshin me infrastrukturën rrugore. Së treti, e rëndësishme është balancimi i investimeve të reja dhe i investimeve për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore. Sipas vlerësimeve të përgjithshme rrjeti i aseteve rrugore të Shqipërisë vlerësohet në rreth 7 miliard dollar, në bazë të shpenzimeve vetëm 10%  e kësaj shume të përgjithshme harxhohet për mirëmbajtjen. Do të ishte mirë të ribalancohen investimet e reja me mirëmbajtjen e rrjeteve ekzistuese. Tjetër aspekt i rëndësishëm  është pjesa e huasë është pjesa e  mirëmbajtjes së afërsisht 1400 km rrjet rrugor.Një ndër planet ambicioze të qeverisë është ulja e aksidenteve me pasojë vdekjen e qytetarëve.Kjo është diçka që ne e mbështesim fuqimisht. Po të shikojmë statistikat e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet rrugore në Shqipëri janë sa dy fishi i  vdekjeve në vendet e rajonit dhe 10 herë më të larta se në vendet e Europës Perëndimore. Kjo është axhendë urgjente që duhet të ndiqet dhe do të mbështetet plotësisht nga ne”.Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, e konsideroi si mjaft të favorshme marrëveshjen e arritur sa i përket termave financiare.Ndërkohë  që Ministri i Transporteve, Edmond  Haxhinasto, theksoi nevojën e më shumë fondeve për sigurinë rrugore."Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, e konsiedroi si mjaft të favorshme marrëveshjen e arritur sa i përket termave financiare. Ndërsa Ministri i Transportit dhe Infrastrutkurës, Edmond Haxinasto, theksoi se kjo hua ka për qëllim përmirësimin e jetës dhe uljen e numrit të aksidenteve".Kjo hua ka një afat maturimi prej 22.5 vitesh dhe parashikohet të përfundojë në 31 dhjetor të 2021. Çfare synon projekti?Projekti për mirëmbajtjen dhe sigurinë Rrugore synon të ruajë e mirëmbajë kushtet, si dhe të përmirësojë sigurinë e rrjetit rrugor, të forcojë menaxhimin e qëndrueshëm dhe eficient të vlerave të rrugëve dhe kushteve të sigurisë në përfitim të përdoruesve të tyre.BB vlerëson se projekti do të ndihmojë qeverinë në kryerjen e reformave për menaxhimin e investimeve publike, në mënyrë që investimet të jenë të mbështetura nga pikëpamja fiskale dhe në përputhje me planin e buxhetit afatmesëm.Rezultatet e projektit do të maten përmes objektivave të paracaktuar, sipas performancës periodike dhe rutinë të mirëmbajtjes, përmirësimit të sigurisë rrugore, vlerësimit me yje të rrjetit rrugor kombëtar dhe përgatitjes së planeve shumëvjeçare të mirëmbajtjes si pjesë e sistemit të menaxhimit të aseteve rrugore.Banka Botërore vlerëson se “Mirëmbajtja e rrjetit të rrugëve kombëtare ka qenë vazhdimisht e keqfinancuar, duke dëmtuar kështu qëndrueshmërinë e sektorit të transportit. Siguria në rrugë mbetet një problem madhor social dhe për shëndetin publik në Shqipëri me një numër mjaft të lartë viktimash për vit krahasuar me vendet e rajonit”.