PS zyrtarizon kandidatët për 7 qarqe. Enigmë Tirana dhe Vlora, rikandidojnë Dako, Sejdini dhe Filo

Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët për Bashkitë e qarkut Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkoder, Dibër dhe Kukës.Nga takimi që Rama zhvilloi me deputetë të qarqeve, u rikonfirmuan kandidaturat e Vangjush Dakos në Durrës, Qazim Sejdinit në Elbasan dhe Sotiraq Filos në Korçe.Emrat e tyre u komunikuan nga deputetët respektivë të qarqeve pas takimeve që zhvilluan në selinë e PS-së me kreun  e kësaj partie Edi Rama.Deputetët shprehën bindjen në fitoren  e të zgjedhurve të tyre për zgjedhjet lokale.Rama: Në mes të javës së ardhshme do zyrtarizojme kandidaturën për TiranënKryeministri Rama në mbyllje të takimeve me deputetë të qarqeve të ndryshme tha se në mesin e javës së ardhshme do të ketë edhe një kandidaturë zyrtare për Tiranën dhe zonat e tjera që nuk janë shpallur kandidaturat.Edi Rama: "Kemi dakortësuar për një numër të konsiderueshëm kandidatësh që do ti propozohen tryezës së koalicionit. Ndërkohë mbeten për tu përfunduar disa njësi, mes të cilave edhe Tirana. Për këto njësi ka akoma disa punë për të bërë, të natyrës konsultative dhe të përfundimeve të imta të anketimeve që ne kemi zhvilluar.Unë besoj që brenda javës së ardhshme dhe mendoj në mesjave ne do të jemi gati me të gjitha kandidaturat.Unë kam bërë sot disa takime ku kemi pasur debate dhe nuk kam ndopdnjë kujtesë për debat të vecante me ndonjërin prej deputetëve, sepse ne depatopjmë në mënyrë të natyrshme dhe nuk ka lajm këtuNuk di cfarë kanë parasysh, vetëm më duket se vetëm një kandidat i shpallur prej tyre u shpall fajtor nga gjykata dhe më sa më rezulton do jetë në burg. Shpreh keqardhje për PD që tjetër thotë, tjetër bën dhe në fund fare tjetër i del."Blushi: Fundi i një proçesi që nuk ishte fare proçesI pakënaqur nga konsultat me Ramën duket se ka mbetur deputeti Ben Blushi. Në një prononcim të shkurtër për mediat teksa la selinë e PS-së, Ben Blushi tha se ky ishte fundi i një proçesi që nuk ishte fare proçes.“ Nuk kam asnjë koment. E vetmja gjë që kam unë është që ky është fundi i një procesi që nuk ishte fare proces”.[caption id="attachment_491769" align="alignnone" width="640"]ben blushi Në foto: Deputeti i PS, Ben Blushi[/caption]Ndërkaq sot nuk pati asnjë zyrtarizim për kandidaturat në qarkun e Vlorës dhe të Tiranës.Qarku TiranëBashkia Kavajë Elvis RoshiBashkia Kamëz Safet GjiciQarku i FieritBashkia Fier Armando SubashiBashkia Roskovec Majlinda BufiBashkia Patos Rajmonda BaliliBashkia Lushnje  Fatos  TushaBashkia Divjakë Fredi KokoneshiQarku KorçëBashkia Korçë Sotiraq FiloBashkia Maliq Gëzim TopçiuBashkia Bilisht (vijojnë konsultat)Bashkia Pogradec ( pritet kandidatura e LSI)Bashkia Kolonjë (pritet kandidatura e LSI)Bashkia e Pustecit (pritet kandidatura e partisë maqedonase) Qarku Shkodër1.Bashkia Shkodër Keti Bazhdari2.Bashkia Pukë Rrusten Struga3.Bashkia Koplik Tonin Marinaj4.Bashkia Vau i Dejës Gjokë Lleshi5.Bashkia Fushë-Arrëz Fran Tuci Qarku Durrës1. Bashkia Durrës Vangjush Dako2.Bashkia Krujë Artur Bushi3.Bashkia Shijak Ardjan KokomaniQarku Elbasan1.Bashkia Elbasan Qazim Sejdini2.Bashkia Librazhd Kastriot Gurra3.Bashkia Belsh Arif Tafani4.Bashkia Gramsh (vijojnë konsultimet)5.Bashkia Peqin ( PS pret propozimin e PDIU)Qarku Dibër1.Bashkia Dibër Shukri Xhelili2.Bashkia Klos Valbona Kola3.Bashkia Mat Adelina FariciQarku Kukës1.Bashkia Has Adem Lala2.Bashkia Tropojë Rexh BiberajBalla: Në Kavajë rikonfirmojë Roshin, në Kamëz garon Safet GjiciNdërsa vijojnë diskutimet për Bashkinë e kryeqytetit, PS ka zyrtarizuar kandidatura për dy bashki të tjera të këtij qarku.Kështu në Kavajë do të rikandidojë Elvis Roshi, ndërsa në Kamëz PS ka zgjedhur të garojë nën siglën e mazhorancës Safet Gjicin, aktualisht Prefekt i qarkut të Kukësit.Kandidatët për Beratin të hënën, Shalsi: Do i prezantojmë me LSIKandidatët e mazhorancës për qarkun e Beratit do të prezantohen të hënën. Lajmin e bëri me dije deputeti Eduard Shalsi pas takimit me Ramën.“Ditën e hënë sëbashku me aleatët tanë do tu bëjmë me dije kandidatët për të gjtha njësitë në qarkun e Beratit. Jemi në bisedime, kemi konkluduar por më lejoni tu them që do të ishte kënaqësi për ne që lançimin e emrave ta bënim bashkë me aleatin tonë”.Peleshi prezanton kandidaturat për qarkun e KorçësPS ka zyrtarizuar kandidaturat për Bashkinë Korçë dhe Maliq, duke rikonfirmuar kryebashkiakët aktualë Sotiraq Filo dhe Gëzim Topçiu.Ndërkohë për Bilishtin vijojnë konsultat, për Pogradecin dhe Kolonjënh priten kandidaturat e LSI, ndërsa për Pustecin pritet kandidatura e  partisë maqedonase Aleanca Maqedonase, kryetari i së cilës drejton aktualishtkëtë Bashki.[caption id="attachment_491776" align="alignnone" width="640"]Në foto: Zv/Kryeministri, Niko Peleshi, prezanton kandidaturat për Qarkun Korçë Në foto: Zv/Kryeministri, Niko Peleshi, prezanton kandidaturat për Qarkun Korçë[/caption] Subashi lë Kuvendin, garon për Bashkinë e FieritArmando Subashi do të lërë mandatin e deputetit, për të garuar për Bashkinë e Fierit.Deputeti Erion Braçe prezantoi kandidaturat për këtë qark, ku për Bashkinë Roskovec do të garojë një tjetër deputete, Majlinda Bufi.Ndërkohë në Patos, Lushnje dhe Divjakë, PS ka vendosur të rikonfirmojë kryebashkiakët aktualë. [caption id="attachment_491752" align="alignnone" width="640"]Në foto: Deputeti i PS për Qarkun Fier, Erion Braçe Në foto: Deputeti i PS për Qarkun Fier, Erion Braçe[/caption]Balla prezanton kandidatët për ElbasaninQazim Sejdini rikonfirmohet si kandidat i socialistëve për Bashkinë e Elbasanit. Pas takimit me Ramën deputeti i këtij qarku Taulant Balla prezantoi edhe kandidatët e tjerë për Bashki.Kështu për Librazhdin do të garojë kreu aktual i Aluizni-t Kastriot Gurra, me profesion jurist, ndërsa për Belshin Arif Tafani.Ndërkaq PS vijon ende konsultat për bashkinë e Gramshit, ndërsa për Peqinin është në pritje të propozimit nga aleati më i ri, PDIU.“Jemi konsultuar që të propozohen disa emra shumë të mirë fitues në të gjitha njësitë përbërëse të qarkut Elbasan”tha Balla.[caption id="attachment_491737" align="alignnone" width="640"]Në foto: Deputeti i PS për Elbasanin, Taulant Balla Në foto: Deputeti i PS për Elbasanin, Taulant Balla[/caption]Klosi shpall kandidatet per DurresinTashmë është zyrtare, Vangjush Dako do të garojë në 21 qershor për të marrë një mandat të tretë në drejtimin e Bashkisë së Durrësit.Teksa konfirmoi kandidaturën  e tij, deputeti i qarkut të Durrësit Blendi Klosi bëri me dije dhe kandidatët për dy Bashkitë e tjera të këtij qarku.Për Bashkinë e Krujës do të jetë Artur Bushi, i cili do të lerë mandatin e deputetit, ndërsa për Shijakun do të jetë Ardjan Kokomani[caption id="attachment_491708" align="alignnone" width="640"]klosi-655x356 Në foto: Deputeti i PS për Durrësin, Blendi Klosi[/caption]Cani prezanton kandidatet per Dibren dhe KukesinPartia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët për kryetarë Bashkie për qarqet Dibër dhe Kukës.Kështu për Bashkinë Dibër do të garojë Shukri Xhelili, në Klos Valbona Kola, në Has Adem Lala, në Mat Adelina Farici dhe në Tropojë Rexh Biberaj.Ministri Shkëlqim Cani shprehu bindjen në fitoren e këtyre kandidatëve.“Ne e shohim në perspektivë më të gjerë këtë kandidim. Sapo përfunduam setin e reformës territoriale, por reforma të tjera strukturore përfshijnë ekonominë. Rruga e Arbrit do të jetë një vepër e madhe e qarkut Dibër. Kryetarët  e bashkive pas zgjedhjeve të 21 qershorit do të duhet të zmadhojnë vështrimin e tyre përtej qytetit, përtej infrastruktrës, ujit, energjisë në qytet, tashmë do të duhet të mendojnë edhe për zonat rurale”.[caption id="attachment_491711" align="alignnone" width="640"]shkelqim cani Në foto: Ministri Shkëlqim Cani[/caption] Kandidatët e PS për qarkun e ShkodrësPas takimit me kryeministrin Rama deputetja socialiste e qarkut Shkodër, Mimoza Hafizi deklaroi emrat për kryetarë bashkish në qarkun Shkodër, të cilët janë propozuar nga PS dhe presin edhe pëlqimin e aleatëve të LSI.Emrat janë Keti Bazhdari për bashkinë e Shkodrës, Gjok Lleshi për bashkinë Vau i Dejës, Rustem Struga për Bashkinë e Pukës, Tonin Marinaj për bashkinë Malësi e Madhe, Fran Tuci bashkia Fushë-Arrëz.[caption id="attachment_491719" align="alignnone" width="640"]mimoza hafizi Në foto: Deputete e PS për Shkodrën , Mimoza Hafizi[/caption]Kandidatët për Bashkitë, Rama mbledh sërish deputetët në konsultaKreu i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur të premten me takime intensive në funksion të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.Në selinë e PS-së, kanë nisur takimet e para me deputetë të qarkut të Shkodrës, për konsultat e fundit lidhur me përcaktimin e kandidatëve për 61 Bashkitë e vendit.Pas Shkodrës, në takim me Ramën do të jenë deputetët e qarkut të Durrësit që do të pasohen me të zgjedhurit e qarqeve të tjera.Një pjesë e mirë e kandidatëve të mazhorancës tashmë janë zyrtarizuar, por mbeten ende të tjerë enigmë, më kryesorja kandidati për kryeqytetin.Edhe pse i rezervuar, deputeti socialist Ben Blushi ka kritkuar kryesocialistin Edi Rama, për menyrën si po vepron për përzgjedhjen e kandidatit të shumicës për Bashkinë e Tiranës.Në përgjgje të Ora News, Blushi e cilësoi procesin si jo transparent.Ben Blushi: "Duhet të kishin dalë emrat, shumë vonë është. Duhet të kishin pasur më shumë transparencë, këto janë kandidatët e një njeriu deri tani, nuk janë të PS për fat të keq deri tani, prandaj nuk dua të flas më shumë”.