Sarandë, arrestohet biznesmeni,vidhte energjinë për lokalin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2015, 09:19
Një biznesmen në Sarandë ka rënë në prangat e policisë për vjedhje të energjisë elektrike. Policia bën me dije se ka arrestuar të enjten (9 prill 2015) 33-vjeçarin Sokol Luftiu.Ndalimi i tij u bë pasi, grupi i kontrollit të OSHEE dhe policisë, kostatuan lidhje të pa ligjshme në rrjetin elektrik të lokalit të tij në lagjen Nr. 2, ku edhe banon 33-vjeçari.Nga ana e OSHEE Sarande, vijon aksioni për ndërprjen e çdo lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.