Vajza 4- vjeçare në 03:00 të natës e vetme në metro, ja destinacioni i saj

Një vajzë katër vjecare është larguar vetëm nga shtëpia në mes të natës në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe nuk mbaron këtu. Vogëlushja ka bërë një shëtitje në qytet në mes të shiut, dhe më pas ka  hipur në metro me një destinacion të qartë në kokë.Aventura e saj është filmuar nga kamerat mbikëqyrëse të autoritettit të transportit në jug të Pensilvanisë, të cilat shfaqin vajzën duke hipur në autobus në orën 3 të mëngjesit.Shoferi i autobusit, Harlan Jenifer, tha se  vajza e vogël u tha pasagjerëve se ajo ishte zgjuar, ishte veshur vetë, kishte hapur derën e shtëpisë dhe ishte larguar në qytet. Dhe pse kishte hipur në autobus? Për të marrë një lëng frutash me akull në një dyqan që ajo e njihte mirë."Ajo e dinte saktësisht se ku po shkonte, dhe ka shumë mundësi që atë rrugë do ta ketë bërë shumë shpesh”- shprehet Jenifer.Shoferi, i cili ështe edhe baba, bëri atë që çdo prind do të bënte. Ndaloi autobusin dhe telefonoi policinë. Vajza u ribashkua me nënën e saj në një spital të zonës.  Siç shihet nga videot, vajza është e vetme.Kurse prindërit as që kishin dijeni se vajza e tyre ishte larguar pas mesante nga dera e pasme e shtëpisë.