Argjendari parisien përdor printer 3D për argjendurinat
Place Vendome në Paris është shtëpia e dizenjuesve dhe argjendarëve të pafund, duke përshirë këtu edhe emra si Dior dhe Chanel.Tani, një argjendar parisien po përfqafon të ardhmen duke ofruar argjendurina të bëra vetë me ndihmën e printimit 3d.Klientët vizitojnë zyrën e Jaubalet për të folur përmes ideve të tyre, të cilat më pas skicohen. Atyre më pas i dërgohet një replikë e printuar në 3D prej dylli përpara se argjendurina të shkojë në prodhim.Unë nuk mund të bëj një zgjedhje thjesht duke nënshkruar një cek duke parë vetëm një foto në internet, thotë klientja Carine Pichon.Po sikur të blej dicka dhe nuk është e madhësisë që unë dua, po sikur të jetë më e madhe ose më e vogël. Kështu që mendoj se të paturit e dickaje që nuk është produkti final, por është afër tij kur vjen puna tek madhësia dhe forma, është e rëndësishme për të siguruar klientët se po bëjnë zgjedhjen e duhur.Kompania thotë se biznesi po ecën mire. 3 të katërtat e klientëve të tyre vijnë nga jashtë, kryesisht nga kina, azia qëndrore, Rusia dhe lindja e mesme.Dhe ata thonë, se ofrojnë çmime më konkurruese deri në 50 përqind më pak se emra të tjerë në treg.Ne nuk kemi kosto për dhoma shfaqje, të gjithë produktet tona janë të bëra me porosi, ne nuk kemi ndonjë stok, kështu që çmimet tona janë më të lira, më të aksesueshme dhe ne ofrojmë kualitet eksepcional, thotë Patcik Barruel, drejtor i zhvillimit tregtar në Jaubalet.Për ata që udhëtojnë në Francë për të blerë argjendurina luksi, është gjithashtu për eksperiencën sikurse edhe për kënaqësinë e të pasurit një produkt unik.Luksi përfundimtar është ta kesh të bërë me dorë dhe akoma më mirë, të imagjinuar dhe të dizenjuar nga përdoruesi.Dhe kjo, thonë këta argjendarë inovativë, është ajo që ata ofrojnë.Një muaj pas takimit të saj të pare, Pichon rikthehet për të marrë produktin final dhe duket e mrekulluar me unazën e saj me diamante prej 6000 eurosh./oranews.tv/