Bloodhound SSC, makina më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2015, 10:39
E konsideruar si Concorde e këtij brezi nga krijuesit e saj, Bloodhound SSC është një makinë supersonike. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, mendohet se ky automjet nuk do të thyejë vetëm rekordin e tanishëm të shpejtësisë së tokës, por edhe redordin e shpejtësisë së ajrit duke tejkaluar 1600 km/h.Pra si është e mundur të krijohet diçka e tillë me kaq shpejtësi të madhe? Mark Chapman, kryeinixhinieri i projektit Bloodhound thotë se për ndërtimin e kësaj makine duhen tre motorrë.