Makina robot, ju njeh më mirë sesa e njihni ju atë

Shumë makina luksoze dhe modele marramendëse kanë qenë në epiqendër të ekspozitës së Gjenevës. Por makina robot e së ardhmes, e dizajnuar nga kompania zvicerane "Rinspeed", me siguri që ka qendruar denjësisht mes modeleve të ndryshëm Mercedes apo Bugati.E përshkruar si mike e rrugës, makina robot, e pagëzuar me emrin Budi, e krijuar në partneritet me gjigantin kompjuterik, "Harman", dallon nga makinat normale pasi timoni mbahet nga një krah robotik, që i kthen shoferit një pjesë të autonomisë që makinat e tjera të programuara me shofer automatik nuk mund ta bëjnë."E veçanta e Budit pa dyshim është krahu robotik i instaluar në të. Është simboli i makinës që po ndryshon në makinën robot të së ardhmes, ndoshta brenda pesë apo dhjetë viteve të ardhshme. Ti mund ta ngasësh nga krahu i majtë, ose nga krahu i djathtë, ose mund të ecë vetë në mënyrë autonome"Menaxheri i marketingut, Kristof Rainfenrat shpjegon gjithashtu se Budi është një model tërësisht elektrik, bazuar mbi modelin BMË i3 dhe ka një sistem operativ që e bën tërësisht personale përvojën e ngarjes së makinës, pasi merr të dhëna përmes telefonit celular të shoferit.Makina informohet rreth shijeve tuaja muzikore, adresën e punës dhe madje edhe kë telefoni më shpesh.Por edhe pse ideja që makina di për ty shumë më tepër sa sa di ti për makinën mund të jetë e frikshme për disa, shefi ekzekutiv i "Rinspeed", Frenk Rinderneht, shpreson që Budi të shërbejë si bazë e makinave të së ardhmes."Është teknologji e re dhe do të mësohemi me të. Por është si internet 20 vjet më parë, që gjithashtu ishte pak i frikshëm. Prandaj më duket më tepër një çështje brezash dhe përshtatje me teknologjinë. Jam i sigurt se nipërit tanë një ditë do të habiten kur t'u themi se ne kishim pilotë, shoferë autobuzi, pasi në të ardhmen gjithçka do ta bëjnë makinat".Megjithatë, çelësi i një marrëdhënieje të mirë me Budi-n, është komunikimi. Makina është e pajisur me dy sensorë kryesorë, dhe një kamera që regjistron çdo pengesë që mund t'i dalë përpara në rrugë, si dhe informon shoferin për çdo detaj tjetër të rëndësishëm gjatë udhëtimit.