Gherbtna, aplikacioni që ndihmon refugjatët sirian e vendosur në Turqi
Miliona sirianë janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, një vend i mbërthyer nga lufta dhe shumë prej tyre kanë gjetur strehim në Turqinë fqinje. Vendosja në një vend të ri ku shumë nuk e flasin gjuhën tënde, sigurisht që është një sfidë e madhe.Kjo është arsyeja se programuesi kompjuterik Mojahid Akil, gjithashtu një refugjat sirian, ka krijuar aplikacionin Gherbtna, i cili ndihmon sirianët e larguar të përshtaten me jetën në Turqi.Dicka e tillë ofron ndihmën kaq shumë të nevojshme, ndaj procesit tejet konfuz dhe çorientues të vendosjes në një vend të ri.Ne e krijuam këtë aplikacion pak më shumë se një vit më parë për të ndihmuar sirianët që jetojnë në Turqi të cilët nuk dinë se si të komunikojnë me njerëzit në Turqi, ose përballen me vështirësi në marrjen e rezidencës dhe hapjen e llogarive bankare, njerëz që vuajnë nga një mungesë informacioni.Kështu që kjo është arsyeja se pse ne krijuam këtë aplikacion dhe websitin, thotë Mojahed Akil.Edhe aplikacioni dhe website i tij e kanë vërtetuar që janë ekstremisht të famshme përmes refugjatëve sirianë në Turqi.Aktualisht e vlefshme në aparaturat Android, aplikacioni duhet të jetë së shpejti i vlefshëm për një varietet të përdoruesve të smartfonëve.Në fillim, ishim vetëm 2 që lancuam këtë projekt. Pas 8 muajve, ne zhvilluam websitin dhe aplikacioni me kalimin e kohës u bë më i lehtë për tu përdorur.Ne kemi një aplikacion për androidet dhe ne gjithashtu do të lançojmë një aplikacion për iphonne dhe Windows phone, thotë Akil.Gherbtna, emri i aplikacionit, është një fjalë arabe që do të thotë ekzil, vetmi dhe ndjesia e të qenit i huaj, një koncept jo edhe aq i panjohur ndaj milionave njerëzve që janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Siri./oranews.tv/