Treni kalon në skenën e xhirimit të filmit, vritet kameramanja

Një video që po qarkullon në media tregon momentin tmerrues kur një skuadër filmi po xhironte në një hekurudhë dhe papritur erdhi treni.Skuadra e filmit “Midnight Rider” u gjend në një moment të vështirë kur po xhironte në një urë hekurudhore, dhe iu desh të largoheshin menjëherë nga skena e xhirimit me mjetet e tyre, ndërsa treni po vinte me shpejtësi.Aktorët, Wyatt Russell dhe fituesi i çmimit Acadaemy, William Hurt arritën të dalin të padëmtuar nga ngjarja.Disa të tjerë u plagosën lehtë, ndërsa asistent kameramanja, Sarah Elizabeth Jones, vdiq tragjikisht, pasi u përplas nga treni. Ajo ishte vetëm 27 vjeç. Sarah u godit nga një fuçi karburanti dhe në momentin që po përpiqej të ikte, u përplas nga treni.Regjisori i filmit, Randall Miller, u vetëshpall fajtor për vrasje të pavullnetshme dhe shkelje penale dhe do të dënohet me 2 vjet burg.Momenti kur treni kalon ne skenen e xhirimitMomenti kur skuadra e filmit po largohet para se treni te kaloje[caption id="attachment_477016" align="alignnone" width="634"]Sarah Jones Sarah Jones, asistent kameramanja qe vdiq[/caption][caption id="attachment_477018" align="alignnone" width="634"]Regjisori Randall Miller Regjisori Randall Miller[/caption]