Singapor, 2 gjermanë dënohen me rrahje me shkopinj pasi bënë grafiti

2 gjermanë janë dënuar me 9 muaj burgim dhe tre rrahje me shkopinj në Singapor pasi bënë një grafiti në një stacion treni njerëzish.Andreas Von Knorre, 22 vjeç, dhe Elton Hinz, 21 vjeç, të cilët janë vetëshpallur fajtorë, shprehën keqardhje për dënimin e tyre të mërkurn duke kritikuar dhe sistemin gjyqësor të vendit.“Sistemi gjyqësor në Singapor është i turpshëm me përdorimin e këtyre torturave, që janë përtej çdo standarti me të drejtat e njeriut,” tha Phil Robertson, zv/drejtori i Vëzhgimit të të Drejtave të Njeriut në Azi.Von Knorre and Hinz u akuzuan për vandalizëm dhe shkelje rregullash pasi u futën në një stacion treni nëntorin e kaluar për të bërë një grafiti në një nga vagonat.Më pas djemtë u larguan nga Singapori por u ndaluan në Malajzi nga autoritetet ndërkombëtare për t’u kthyer sërish në Singapor për t’u përballur me gjyqin kombëtar.Singapori, i njohur për papastërtitë e tij dhe për tolerancën zero ndaj krimit, përdor shkopinj për të dënuar kriminelët.shkopAta që e kanë përjetuar një dënim të tillë, thonë se është torturuese.“Ky është episodi më i errët i jetës sime,” tha Von Knorre ndërsa dënohej. “Unë dua t’i kërkoj falje shtetit të Singaporit për aktin e shëmtuar, e mësova gabimin dhe nuk do ta përsëris më”.Hinz tha : “Premtoj që nuk do ta bëj një gjë të tillë përsëri. I kërkoj falje shtetit dhe familjes sime për situatën në të cilën i vura”.Vitet e fundit, Singapori ka mbledhur fonde për hapjen e hapësirave publike për grafiti.