Hamburg, nisma origjinale për të mbajtur rrugët pastër, "Mos urinoni këtu! Do t'ju lagim"
Qytetarët e Hamburgut kanë menduar për një ide mjaft origjinale për të zgjidhur problemin e turistëve që bëjnë jetë nate në qytet dhe më pas e ndosin atë duke urinuar nëpër rrugë. Në rrugët kryesore të lagjes "St. Pauli" ata kanë lyer muret me një bojë të veçantë e cila nëse spërkatet me lëngje i kthen mbrapsht andej nga kanë ardhur.Sipas atyre që kanë ndërmarrë këtë nisme majft të këndshme mesazhi jo vetëm që është i qartë, por arrin të depërtojë në targetgrupin e dëshiruar.Rreth lagjes së festave, të cilën e vizitojnë çdo vit 20 milionë vetë, shenja të ndryshme në të cilat shkruhet "Mos urinoni këtu! Do t'ju lagim".Edhe pse boja speciale kundër ujit është e shtrenjtë, pasi nevojiten 500 euro për të lyer një sipërfaqe prej gjashtë metrash katrorë, efektet pozitive kanë filluar të dallohen, diçka që nuk ishte arritur më parë me metodat tradicionale.