Aksidentohet Harrison Ford në një aksident ajror
Aktori hollivudian Harrison Ford ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti arjor. Avioni të cilin po udhëtonte ylli i Indiana Jones u përplas me një fushë golfi në Los Anxheles pas ngritjes nga një aeroport aty pranë.Avioni vetëm me një motorr u përplas me një pemë teksa po përpiqej të kthehej në aeroportin e Santa Monikës pas problemeve teknike.Në një deklaratë për mediat, publicistja e aktorit 72-vjeçar, Ina Treciokas, dha të gjitha detajet:"Harrison po fluturonte me avionin e llojit ww2 sot në momentin kur motorri i tij u fik. Nuk kishte asnjë alternativë tjetër përveç uljes emergjente, e cila u realizua me sukses. Ford u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe pritet rikuperimi i tyre i plotë”.Djali i aktorit, Ben, gjithashtu shkroi në twitter nga spitali: “Babai është ok, i plagosur, por mire. Ai është një burrë jashtëzakonisht i forte”.Autoritetet kanë nisur hetimet për shkakun e aksidentit dhe sqarimin e faktit se pse mototi i avionit është fikur pak minuta pas ngritjes.Harrison Ford është protagonist i shumë filmave hollivudianë, por rolet e tij më të famshëm janë ai në Indiana Jones dhe Star Wars.Në vitin 1999, Ford pësoi një aksident me helikopter në veri të Los Anxheles, dhe vitin e kaluar theu këmbën gjatë xhirimeve të episodit të 7 të STAR WARS.