Kim Kardashian : U inspirova nga Madonna për flokët ngjyrë platini

Ngjyra e re e flokëve të Kim Kardashian u inspirua nga Madonna.Ylli i show-t Keeping Up With The Kardashians, zbuloi se kishte një kohë të gjatë që dëshironte t’i lyente flokët ngjyrë platini, pasi u inspirua nga kënga hit e Madonës “Living for Love”.Ajo tha për revistën PEOPLE : “Gjithmonë e kam mbajtur imazhin e Madonës me flokë ngjyrë platini në një dosje në kompjuterin tim, dhe kisha një kohë të gjatë që desha ta provoj këtë look”.“E mendova se ku më mirë se sa në Javën e Modës në Paris. Ishte një vendim i minutës së fundit,” tha Kim.Kim u shfaq për herë të parë me flokët ngjyrë platini në Paris, së bashku me bashkëshortin e saj, Kanye West.Stilisti i flokëve të Kardashian, Chris McMillan tha se “flokët e gjata e të mrekullueshme janë pjesë e identitetit të Kim”.kim 1 4 5