“8 marsi” Festa e Grave, ja përse dhurohen mimoza

Në rrugë, në zyrë, në makinë, kudo. Në duart e meshkujve. Dhe në fund në ato të femrave.Lulja e ‘8 marsit’, mimosa, është e lidhur këtë ditë mes legjendës dhe nevojës.Miti është i lidhur me faktin e vërtetë historik, kur në 8 marsin e vitit 1908, 129 punonjëse të një industrie në Nju Jork mbetën të vrara në një zjarr ndërsa protestonin për kushtet e padenja të punës, në të cilat ishin nënshtruar.Dhe sipas disave, pranë fabrikës së djegur në vitin 1908, ndodhej një pemë mimoze.Por ka edhe motive më pragmatike : në vitin 1946, ishte Unioni i Grave Italiane që zgjodhën mimozën sepse kushtonte pak. Është një ndër bimët e pakta që lulëzojnë në fillim të marsit.