Shqipëria dhe Kosova themelojnë tregun e përbashkët energjitik

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në fushën e energjisë elektrike ka nisur të konkretizohet.Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë e Shqipërisë kanë themeluar sot tregun e përbashkët të energjisë, si një zonë të vetme tregtare.Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Blerand Stavileci, bashkë me Ministrin e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, thanë sot se studimet që i kanë paraprirë tregut të përbashkët kanë dëshmuar se themelimi i tij është teknikisht i mundshëm, por edhe ekonomikisht i leverdishëm për të dyja shtetet."Sistemet e energjisë në Kosovë dhe Shqipëri plotësojnë njëra tjetrën sepse Kosova ka kapacitete termike, kurse Shqipëria kapacitete hidrike. Ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese në të dyja shtetet janë edhe një kërkesë e kohës", ka thënë Ministri Stavileci.Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë themeluar edhe Komitetin Drejtues të përbashkët të udhëhequr nga Ministritë përkatëse dhe të përbërë nga përfaqësuesit e autoriteteve rregullatore dhe operatorëve të sistemit të transmetimit dhe tregut të energjisë.