Vlorë, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë 70-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2015, 12:22
Në zonën e Rradhimës në Vlorë një 70-vjeçar është plagosur rëndë, pasi është përplasur nga një automjet tip "Benz" me targa AA 211 KV, me drejtues shtetasin Bejtash Kalaj.Sipas policisë rreth orës 10:30 automjeti ka goditur motorin me drejtues, Muhamet Jazaj, i cili po dilte nga karburanti.Për pasojë 70-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.