Tragjedia e Otrantos, ekstradohet nga Italia skafisti i dënuar me 25 vite burg

11 vjet nga tragjedia e Otrantos, një nga përgjegjësit kryesor të kësaj tragjedie, skafisti shqiptar Viron Robaj ka lënë qeline e Peruxhias për tu ekstraduar drejt Shqipërisë ku do të vuaj dënimin me 25 vite burg dhënë nga Gjykata e Vlorës.Skafisti shqiptar ishte arrestuar më herët nga Guardia Di Finaza. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2005. Policia italiane e identifikoi atë me anë të gjurmëve të gishtrinjve. Atij iu sekuestrua pasaporta me të dhëna të rreme me gjeneralitetet e shtetasit F.K.Shteti fqinj njoftoi menjëherë zyrat e interpolit shqiptar të cilat bënë të mbundur edhe identifikimin e autorëve të dyshuar që lëshuan pasaportën biometrike false.Më 5 shkurt të këtij viti policia e Vlorës arrestoi dy punonjës policie. Leonel begaj me detyrë inspektor në komisariatin e këtij qyteti dhe Lirim Lamaj kryeinspektor, përgjegjës për paisjen me pasaportë me emer të rremë të Viron Robajt.