Shkodër, ambientalistët në mbrojtje të ujërave dhe lumenjëve
Ambjentalistët kanë dalë përsëri në mbrojtje të ujrave dhe lumenje.Nga Shkodra ata kërkuan nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Energjitikës të ndalohen marrëveshjet për devijimin e lumenjve.Sazan Guri: “Mos luani me ujërat shqiptare së është njësoj sikur te luani me zjarrin e zemerës dhe mendjes së shqiptarëve.Yllka Çaushovi: “Aty po gatuhet mënyra si do të vidhet Vjosa, Radika dhe Buna”Agim Doçi: “Mos lejoni t’ju thahet Drini, mos lejoni të spostohet kufiri dhe Buna të kalojë me Crna Gorën”Protesta e ambientalistëve u zhvillua në një kohë kur rreth 50 përfaqësues në nivel kombëtar dhe vendor nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, po diskutonin mundësitë e menaxhimit të drejtë të burimeve ujore të vendeve që shtrihen përgjatë lumit Drin.Nga Shkodra, ambientalistët kërkuan mbrojtjen e pasurive të kombit, që sipas tyre, po shiten përmes pakteve tradhëtare.