Mblidhet Liga Arabe, në fokus shkatërrimi i Shtetit Islamik
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ligës Arabe janë mbledhur të hënën për një takim dyditor ku pa diskutim fokusi do të jetë në përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e Shtetit Islamik.Përveç kësaj, në axhendë pritet të jetë edhe miratimi i një rezolute që të mbështesë idenë e Palestinës për të paditur Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, si dhe një tjetër rezolutë që dënon ashpër shkatërrimin e vendeve të trashëgimisë kulturore të Irakut nga militantët e Shtetit Islamik.Iraku mendon se koalicioni që po zhvillon sulmet ajrore ndaj pozicioneve të ekstremistëve mund të kishte bërë më tepër në mbrojtjen e këtyre vendeve me rëndësi jetike për historinë e botës. Një ministër i qeverisë ka thënë se pavërësisht 2800 sulmeve të kryera deri tani në Irak dhe Siri që prej gushtit të vitit të kaluar, nuk po bëhet mjaftueshëm për të shmangur katastrofën njerëzore dhe arkeologjike.Në terren, forcat qeveritare irakiane dhe militantët e mbështetur nga Irani kanë janë përleshur ata të ISIS në provincën sunite Anbar, rreth 40 kilometra në perëndim të Bagdadit, me synim rimarrjen e qytetit Tikrit.Në Siri, koalicioni i sulmeve ajrore ka arritur të shkatërrojë një rafineri nafte të drejtuar nga militantët e Shtetit Islamik në kufi me Turqinë, duke shkaktuar 30 viktima, mes të cilëve edhe punëtorë të rafinerisë prveç se terroristë. Edhe pse Organizata e Kombeve të Bashkuara pretendon se prej shitjes kontrabandë të naftës, ISIS arrin të sigurojë deri në 1,6 milionë dollarë në ditë, ky sugjerim nuk mbështetet nga Pentagoni, sipas të cilit rënia drastike e çmimit të naftës në muajt e fundit ka ndikuar edhe në çmimet e tregut të zi.