Barri Stinkamp: "Do e fal Pistorius nëse pranon të vërtetën"

Një ditë pas lirimit me kusht të atletit Oscar Pistorius, babai i ish të dashurës së tij, Bari Stinkamp ka “thyer” heshtjen e tij, duke thënë për mediat e Afrikës së Jugut se: "Oscar Pistorious duhet tani e tutje të jetojë me ndërgjegjen e tij, pasi ai ka gënjyer në lidhje me mënyrën se si vrau Rivën".Stinkamp tha se: "Pistorious do të vuajë i vetëm, nëse është gënjeshtër që ai  vrau Riva Stinkamp gabimisht" dhe shtoi se "Mund ta falë atë një ditë, nëse ai  thotë të vërtetën."Sidoqoftë, vendimi i gjykatës në Pretoria për të pranuar kërkesën e lirimit të Oscar me kusht, në pritje të gjyqit për vrasjen e partnerit të tij, Riva Stinkamp, ishte rast që solli shume reagime në Afrikën e Jugut.Një nga këta që janë shprehur dhe zyrtarisht  është organizata "ANC Women's League" e cila mbron të drejtat e grave në Afrikën e Jugut."Ne e respektojmë vendimin e gjykatës. Por do të donim  të shprehim pakënaqësinë tonë në hetimin e kryer nga oficeri, i cili duket të jetë joprofesionale dhe aspak i përgatitur, gjë kjo e cila u bë e qartë. Ne mbetemi vigjilentë në kërkesën për drejtësi në rastin e drejtësisë së Riva Stinkamp", thuhet në shpalljen e organizatqs.Anëtarët e organizatës, kanë qënë jashtë gjykatës vazhdimisht  gjatë këtyre tre ditëve që zgjati seanca, duke protestuar kundër Pistorious.Reeva Steenkamp, ishte modele me një karrierë televizive në zhvillim. Ajo u qëllua për vdekje në banjën e shtëpisë së Oscar Pistorius, në orët e para të mëngjesit të 14 Shkurtit.Pistorius pranon se ka gjuajtur jashtë derës së mbyllur, por thotë se ai mendonte se kishte hyrë një grabitës në shtëpi.Pistorius aktualisht është duke qëndruar në shtëpinë e xhaxhait të tij në periferi të Waterkloof në Pretoria.