Lirohet me kusht Pistorius, vrau të dashurën, rrezikon burg përjetë
Lirohet me kusht atleti paraolimpik Oscar Pistorius, i cili përballet me akuzën e vrasjes të dashurës së tij Reeva Steenkamp.Pas një seance dy orëshe, gjyqtari Desmond Neir ka përfunduar fjalimin e tij me të cilën ai paraqiti arsyet pse Oscar Pistorious mund të lirohet përkohësisht me kusht deri në gjyqin e tij me 4 qeshor. Neir tha se nuk eshte bindur ende për rethanat që cuan atletin në kryerjen vrasjes.Gjithashtu gjykatësi Desmond Neir ka refuzuar argumentimin e Prokurorisë se Pistorius mund arratisej nga vendi nëse lirohet, ai tha se "nuk ka argumente të besueshme që të mbështesin besimin se Pistorius mund të largohet" dhe se ai nuk mund të konsiderohet një rrezik për shoqërinë, duke qenë se nuk ka shfaqur shenja të një personalitetit agresiv.Gjykatësi Neir kritikoi gjithashtu punën e prokurorit Hilton Botha, i cili u shkarkua një ditë më parë për shkak të akuzave të ngrituar kundër tij për vrasjen e shtatë personave.Pas vendimit të gjykatës së Pretorias, në Afrikën e Jugut, 26-vjeçari do të presë i lirë muajt përgatitorë përpara nisjes së gjyqit, ku ai rrezikon burgimin e përjetshëm nëse do të shpallet fajtor për vrasje me paramendim.Kushtet e lirimit të tij deri në gjykimin e cështjes janë një shume lekësh prej 83 mije eurosh, pasaporta e tij si dhe paraqitja e tij e detyrueshme në një stacion policor cdo të hënë e të premte.Pistorius ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçaren Reeva Steenkamp modele e njohur në Afrikën e jugut me kater plumba, pasi sipas tij, e ngatërroi atë me një grabitës që kishte hyrë në shtëpi.