Konfliktet partiake në SHBA, vakuum institucional
SHBA tendon të kthehet në një vakum shteti pasi grindjet midis partive kanë lënë peng votimet për zgjidhjen e liderave të disa posteve të rëndësishme të Shteteve Amerikane.Për shak të këtyre mosmarveshjeve janë në pritje emërimi i Ministrit të ri të Brendshëm të SHBA-së dhe shefit të CIA-s. E ndërsa më i rëndësishëm midis tyre është posti i kryekomandantit të ri të NATO-s.Republikanët në Senatin amerikan kanë bllokuar përkohësisht emërimin e anëtarit të partisë së tyre, Chuck Hagel, si Ministër të ri të Mbrojtjes të administratës Obama. Emërimi i John Brennan si drejtor i ri i CIA-s gjithashtu është shtyrë dhe disa kritikë druajnë se po krijohet një vakuum pushteti, në poste qendrore të aparatit të sigurisë së SHBA-së.Por disa analistët shrehen se kjo nuk do të sjellë pasoja të mëdha pasi emerimi i tyre është cëshje kohe dhe gjatë kësaj kohe Leon Panetta dhe Michael Morell do të mbeten në postet e tyre në krye të Pentagonit dhe CIA-s, pra nuk do të ketë vakuum pushteti tha njeri prej tyre.Megjithëse rastet e shtyrje së emërimit të Hagel-it dhe Brennanoit treguan qartë se sa shumë ndikohet SHBA-ja nga politika partiake. Tensione nuk ka vetëm mes republikanëve dhe demokratëve, por edhe në radhët e partisë së Presidentit Barack Obama.Presidenti Obama shpresonte për më shumë bashkëpunim përtej kufijve partiakë pas zgjdhjeve të tij dhe zgjedhja e republikanit Chuck Hugel si Minister i Mbrojtjes u konsiderua nga analistet si urë drejt republikanëve.