Luftime të përgjakshme në Mali, vriten 78 persona

Luftimet e ashpra midis ushtrisë dhe rebelëve vazhdojnë në malet e shtetit afrikan Mali. Kësaj radhe nga konfliktet kanë humbur jetën 13 shtetas ushtarë nga Çadi dhe 65 kryengritësit islamikë,në një pjesë në veri të Malit, bën të ditur ushtria e Çadit. Sipas saj, 5 nga ushtarët e tyre janë plagosur në përplasjet në zonën malore të Ifoghas.Franca ndërhyri muajin e kaluar për të ndihmuar ushtrinë maliane të zmbrapste militantët islamikë, të cilët kishin pushtuar rajonet veriore të Malit, gjatë vitit 2012.Ndërsa që prej asaj kohe mijëra ushtarë nga vendet afrikane janë zhvendosur gjithashtu në Mali. Përplasjet e fundit ndodhën në malet e Ifoghas, një rajon malor i braktisur në Kidal, pranë kufirit me Algjerinë.Rebelët besohen të kenë kërkuar strehim si refugjatë, pasi u detyruan të largohen nga qendrat kryesore të banimit. Ndërsa gjatë së premtes 5 automjete të rebelëve janë shkatërruar gjatë luftimeve të ashpra, bëri të ditur ushtria e Çadit.Luftimet mes kryengritësve islamikë dhe ushtarëve malianë, të mbështetur nga ushtarët francezë, kanë vazhduar gjithashtu edhe në qytetin qendror të Gao-s.Të enjten, koalicioni tha se kishte rimarrë kontrollin e bashkisë së qytetit, e cila ishte pushtuar nga militantët një ditë më parë.Në një ngjarje të veçuar, ushtria amerikane tha se kishte dërguar drone survejimi në Niger, për të mbledhur informacione mbi militantët islamikë, përgjatë kufirit të Malit dhe do t’i ndajnë këto informacione me ushtarët francezë.SHBA bëri të ditur se një kontigjent i fuqishëm prej 100 anëtarësh ishin duke operuar dronët në bazën e tyre në Niger. Franca njoftoi se dëshiron të tërheqë 4000 ushtarët e saj nga ish-kolonia e tyre muajin e ardhshëm, duke dashur që misioni i udhëhequr nga vendet afrikane të kthehet në një mision paqeruajtës të OKB-së.