Masakër në familje, gruaja ther me thikë tre fëmijët e saj

Një krizë e gjatë martesore ka përfunduar më vdekjen e tre fëmijëve të çiftit në Francë.Tre fëmijë të moshës, 9, 11 dhe 17 vjeçare janë gjetur të vdekur në banesën e tyre nga babai, një mjek 45 vjeçar, i cili në orën 07:00 të mëngjesit ishte kthyer nga puna.Sipas policisë, fëmijët kishin vdekur pasi ishin ther me thikë.Sipas “El Parisien” autore e krimit dyshohet të jetë e ëma e fëmijëve, e cila është në arrati.Ngjarja ka ndodhur në Dampmart, në Seine-et-Marne, në periferi të Parisit.