India kërkon autorët e sulmit vdekjeprurës
Autoritetet e Indisë janë në kërkim të autorëve të sulmeve me bomba në qytetin Hyderabad, të cilat kanë lënë së paku 15 persona të vrarë.Bombat, të vendosura në dy motoçikleta, kanë shpërthyer të enjten, duke shkaktuar sulmin më vdekjeprurës në më shumë se një vit.Ministri i Brendshëm, Sushil Kumar Shinde, i cili ka vizituar vendin e ngjarjes, ka mohuar të thotë se kush mund të jetë përgjegjës për shpërthimet.Shinde dhe zyrtarët e tjerë kanë marrë paralajmërime nga inteligjenca për kërcënime të sigurisë, por nuk kanë pasur detaje për sulmimin e Hyderabadit.Ende asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin ndërkohë që qytet kryesore indiane janë vënë në gatishmëri për çdo sulm të mundshëm.Fajtori nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar", tha ministri.Të tilla sulme nuk janë të panjohura për Indinë, ndërkohë që korrik të 2011, tre shpërthime të njëpasnjëshme tronditën mumbain duke I marrë jetën 20 persoanve dhe plagosur 100 të tjerë. Sipas autoriteteve të asaj kohe sulmet ishin vepër e myslimanëve.