Stephen F. Cohen: Marrëdhëniet Uashington-Moskë në krizë, faji qëndron tek SHBA-ja
Një ndarje të problemeve kyçe në marrëdhëniet SHBA-Rusi mund të çojë përfundimisht në një luftë të dytë të ftohtë dhe fajin do e kenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur Stephen F. Cohen, profesor emeritus i studimeve ruse në Universitetin e Nju Jorkut dhe profesor emeritus i politikës në Universitetin Princeton.Në artikullin e tij, eksperti tërheq vëmendjen për një krizë në rritje në marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën, të cilat sipas tij kanë qenë të pashoqe gjatë Luftës së Ftohtë. Dhe faji qëndron tek SHBA-ja, thekson eksperti për të përditshmen amerikane "Washingtn Post".Ndryshimet e fundit të legjislacionit ndëshkimor dhe marrëveshjet nga të dyja shtetet, reflektojnë një antagonizëm të madh nga të dyja anët." Cohen shkruan se humbja e mbështetjes nga ana e Rusisë në çështjen e Koresë së Veriut, Kinës, Afganistanit, Lindjes së Mesme dhe bashkëpunimit kundër terrorizmit, i kanë ftohur marrdhëniet midis tyre.Për të rregulluar marrëdhëniet e saj me Rusinë, Presidenti Obama duhet të siguroj Moskën se, NATO nuk do të kërkojë të zgjerojë anëtarësinë në ish-republikat sovjetike të Gjeorgjisë dhe Ukrainës, thotë Stephen Cohen.Një hap tjetër i rëndësishëm është që të bashkëpunojë me Kremlinin për mburojën raketore Europiane të SHBA-së dhe t'i jepen të paktën disa garanci të emrit të mirë të Amerikës.Në qoftë se këto hapa janë ndërmarrë, ka arsye të mira për të menduar presidenti Putin që të përgjigjet pozitivisht në afrimin me Amerikën.