SHBA, kryen dy ekzekutime me injeksion

Dy shtete në SHBA kanë bërë ekzekutimin e të dënuarve me vdekje.Në Teksas, është ekzekutuar me injeksion 48-vjeçari Carl Blue i cili ishte dënuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij.Ndërkohë në Gjorgjia, është ekzekutuar gjithashtu me injeksion Andrew Cook 38 vjeç, pasi gjykata kishte refuzuar apelin e tij.Cook u ka kërkuar falje familjeve të dy studentëve të cilët i ka vrarë në vitin 1995.Shtetet e Bashkuara, së bashku me Japoninë, janë demokracitë e vetme të mëdha industriale, ku praktika e ndëshkimit kapital vazhdon të zbatohet.