Opozita siriane kritikon Perëndimin, refuzon ftesën drejt Moskës dhe Uashingtonit

Grupi kryesor opozitar sirian ka thënë se ka refuzuar ftesat për të vizituar Moskën dhe Uashingtonin. Përmes një deklarate, Koalicioni Sirian Kombëtar tha se këtë veprim e ka marrë në shenjë proteste ndaj mungesës së reagimit ndërkombëtar, ndaj asaj që e ka quajtur shkatërrrim sistematik të qytetit antik të Alepos nga sulmet raktetore siriane.Koalicioni tha se ka pezulluar pjesëmarrjen në konferencën “Miqtë e Sirisë” që mbahet në Romë në muajin e ardhshëm si shenjë proteste ndaj vrasjes së qindra civilëve.Deklarata vjen derisa raportohet për sulme të reja në Alepo.Observatori Sirian për të Drejtat e Njeiut tha se të paktën 29 njerëz janë vrarë dhe 150 janë plagosur.Nderkaq Koalicioni Kombëtar i Opozitës siriane ka shpallur planet për formimin e një qeverie të përkohëshme në zonat që janë nën kontrollin e kryengritësve në Siri.Një zëdhënës i opozitës e bëri njoftimin dje pas një takimi në Kajro, ku u diskutua nëse do të mbahen bisedime për paqe me qeverinë e Presidentit Bashar al- Asad.Zëdhënësi tha se koalicioni do të takohet në Stamboll më 2 mars për zgjedhjen e kryeministrit.