Rusia i “fal” borxhin Kubës

Rusia është dakorduar që të anulojë një pjesë të borxhit miliarda dollarësh të Kubës, i cili daton nga epoka sovjetike.Marrëveshja është arritur gjatë qëndrimit të kryeministrit rus, Dimitri Medvedev, në Havana, ku ka takuar presidentin Raul Catro.Agjencia e lajmeve Reuters citon ministrin e Industrisë dhe të Tregtisë së Rusisë, Denis Manturov, të ketë thënë se Moska do të anulojë një pjesë të borxhit prej 30 miliardë dollarësh dhe do të ofrojë një plan 10-vjeçar për rifinancimin e pjesës së mbetur.Rusia dhe Kuba kanë pasur marrëdhënie të ngushta gjatë Luftës së Ftohtë, por lidhjet e tyre tregtare kanë rënë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.