SHBA përfshihet nga stuhitë, viktima

Stuhite e dëborës janë spostuar në lindjen e Shteteve të Bashkuara duke lënë pas ngrica, kaos e duke u bërë shkak për një numër të madh aksidentesh rrugore.Në Oklahoma, një person humbi jetën pasi kamioni që po drejtonte i doli jashtë kontrollit për shkak të ngricës në rrugë. Gati 40 centimetra dëborë ranë në Wichita, niveli i dytë rekord për qytetin në më shumë se 50 vjet.Ndërkohë Kansasi dhe Misuri shpallen gjendjen e jashtëzakonshme pas reshjeve prej gati 8 centimetrash dëbore në një orë. Shumë rrugë të Ohios janë mbuluar nga një shtresë e rrezikshme akulli dhe autoritetet kanë paralajmeruar banorët të shmangin sa më shumë të mundin lëvizjen me makina.Në fillim të Shkurtit, një pjesë e madhe e rajonit verilindor të Shteteve të Bashkuara u bllokua e qindra mijëra banorë mbetën pa energji elektrike, pas stuhive të fuqishme të dëborës, të shoqëruara me erëra që e kaluan shpejtësinë e 100 kilometrave në orë. Rreth një metër dëborë ra në Kënektikat dhe një rekord prej 78 centimetrash në Portland të Meinit, ndersa pati përmbytje në disa qytete bregdetare përgjatë brigjeve të verilindore të Atlantikut.