Lushnje, pallati 7 katësh, banorët: 80 cm larg themeleve të banesave tona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2015, 18:08
Ndërtimi i një pallati 7 katësh në lagjen “Kadri Qystri” të qytetit Lushnje ka hasur në kundërshtimin e banorëve.Ata thonë se ky pallat është vetëm 80 cm larg themeleve të shtëpive të vjetra private, çka ka sjellë demtime në mure.Veç të tjerash banorët kanë hedhur në gjyq firmën e ndërtimit dhe vlerësojnë se derisa të shprehet gjykata punimet nuk duhet të vazhdojnë.Në mbështetje të banorëve të lagjes ka dalë edhe dega e PD-së, Lushnje.Pronari i firmës që kryen punimet është bashkëshorti i Drejtores së Urbanistikës në Bashkinë e Lushnjes, Mimoza Haxhiu, e cila ka hedhur firmën për ndërtimin e këtij pallati.E kontaktuar me telefon ajo ka shpjeguar se pallati është konform të të gjitha rregullave.