Tsipras: Spanja dhe Portugalia, komplot ndaj nesh

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka akuzuar Spanjën dhe Portugalinë se kanë komplotuar për të rrëzuar qeverinë e tij, që i ka shpallur luftë masave shtrënguese, pasi i frikësohen fitores së forcave radikale në vendet e tyre në zgjedhjet e këtij viti.Gjatë një konference të partisë së tij, Syriza, Tsipras gjithashtu mohoi kritikat se Athina ka ulur kokën para Bashkimit Europian për të mos dalë nga eurozona, duke thënë se nervozizmi i konservatorve gjermanë tregon se qeveria e tij ka fituar dhe nuk ka lëshuar."Përballë nesh në bisedime gjetëm një aks me një qëllim të qartë politik, udhëhequr nga qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë. Ato u përpoqën që të shkatërronin bisedimet, për të shmangur rrezikun e brendshëm"Kryeministri spanjoll, Mariano Rahoj, ishte vetë në Athinë para zgjedhjeve të fituara nga Syriza në 25 janar për të paralajmëruar grekët nga rreziku ndërsa në mbretërinë iberike të majtët e Podemos kanë fituar gjithnjë e më shumë mbështetje para zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti.Edhe Portugalia i është nënshtruar një programi me masa shtrënguese të ngjashëm në vitin 2011, dhe në vend do të organizohen këtë vit zgjedhje, por deri tani nuk ka dalë në pah asnjë parti që i kundërshton ato masa. Madje së fundmi vendi ka deklaruar se do të fillojë të shlyejë para afatit të përcaktuar borxhet ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.Një ditë më parë, në mbledhjen e qeverisë, Tsipras premtoi se nuk do të ketë një program të ri shpëtimi pas qershorit, kur edhe mbaron ai ekzistues, i shtyrë nga kreditorët. Por edhe pse ka pasur disa kritika ndaj qendrimin të qeverisë së Syriza-s para dhe pas zgjedhjeve, të fundit ishin komunistët që dolën në protesta të premten, deri tani sondazhet tregojnë se Tsipras ka mbështetjene publikut të gjerë, me rreth 56% që aprovojnë vendimet e marra prej tij deri më tani.