Lezhë, aksioni i policisë bashkiake ndaj ambulantëve, lirohen trotuarët

Policia Bashkiake ka nisur një aksion ndaj tregtarëve ambulantë në rrugët e qytetit të Lezhës, të cilët kanë zënë hapësirat publike dhe konsiderohen një konkurrencë e pandershme për tregtarët në tregun e lirë të qytetit.Në aksion janë perfshirë edhe inspektorët e zyrës së taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë e Lezhës.Liljana Dushku, Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore : “I kemi kërkuar njëkohësisht edhe ndihmën e Drejtorisë Rajonale Tatimore sepse ne i largojmë nga juridiksioni i Bashkisë së Lezhës, dhe duke qenë se kemi një afërsi me Komunën e Kolqit dhe Shëngjinit, largohen dhe tregtojnë jashtë territorit të Bashkisë së Lezhës”. Hapësirat publike në rrugën "Luigj Gurakuqi" u çliruan nga tregtarët ambulantë gjatë këtij aksioni, i cili përgjatë gjithë javës do të shtrihet në të gjithe territorin e qytetit të Lezhës