Federica Mogherini sot në Tiranë, merr pjesë në forumin e SEECP
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2015, 10:24
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini mberrin sot ne Tirane.Mogherini do të jetë në vendin tonë në kuadër të Forumit “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore” (SEECP) qe do te zhvillohet me 24 shkurt dhe ku do të marrin pjesë Ministra të Jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore.Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në emisionin “Tonight Ilva Tare”, ndërsa Shefja e politikës së jashtme të BE e konfirmoi zyrtarisht vizitën në Tiranë përmes një letre drejtuar Bushatit.Përmes letrës Mogherini thotë se BE mbështet plotësisht nismat për të forcuar bashkëpunimin rajonal të cilin e vlerëson si një mjet të rëndësishëm për të kapërcyer ndarjet e të kaluarës dhe për të bërë reformat e kërkuara.