Kukës, banorët e Gjegjanit protestë ndaj firmës minerare: Po na rrëshqasin banesat

Banorët e fshatit Gegjan, të komunës Tërthore në Kukës, kanë protestuar ndaj kompanisë që shfrytëzon mineralin në zonë, duke kërkuar t'i dëmshpërblejë për tokat që shfrytëzon.Sipas kryeplakut të Gjegjanit, banorët nuk kanë asnjë dokumentacion që të vërtetojë se janë pronarë të tokës.Kryeplaku i Gjegjanit: "Duke parë dalldimet që ka bërë me prishjen e ujit, me prishjen e tokës, me prishjen e kullotave, me prishjen e shtëpiave, të ndalojë punimet sepse ne jemi shumë në rrezik. Ka rrëshqitur toka, dhe shtëpiat poshtë janë në rrezik. Ne po rrimë me stres".Por banorët nga ana tjetër thonë se kanë vendime gjykatash, që faktojnë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga punimet e kompanisë minerare.Banor : "Shtëpiat aktualisht janë të pabanuara. Kullotat janë të shkatërruara totalisht. Rrugë për të shkuar në fshat nuk ka. Ujin e ka dëmtuar. Që në vitin 1994 me vendim të Këshillit të Ministrave, shtëpiat kanë qenë të pabanuaraKompania që shfrytëzon nëntokën në Gjegjan deklaron jashtë kamerave se disponon të gjitha dokumentat e duhura për shfrytëzimin e minieralit në zonë, nga Ministria e Industrisë dhe ajo e Mjedisit.