Fier, mjekët nën hetim, prej dy muajsh nuk mblidhet Komisioni i KEMP-it
Mungesa e mjekëve, pjesë e Komisionit të KEMP-it ka bërë që të paktën 8 mijë para dhe tetraplegjikë në Fier të mos marrin pagesat dhe për pasojë të kenë probleme me blerjen e medikamenteve. Ndaj mjekëve të KEMP-it ka nisur hetimi për shpërdorim detyre që në dhjetor 2014.Fier- Prej dy muajsh në Drejtorinë e Shërbimit Social Shtetëror Fier nuk funksionon Komisioni, i cili përcakton daljen ose jo në KEMP të personave me aftësi të kufizuar.Mosfunksioni i Komisionit të KEMP-it pason vendimin e gjykatës së Fierit, që po heton për shpërdorim detyre mjekët, pjesë e Komisionit Vlerësues të KEMP-it.Por bllokimi i punës së Komisionit të KEMP-it ka rënduar gjendjen e para dhe tetraplegjikëve.Shtyrja e rivlerësimit nga shpërbërja e Komisionit i ka lënë ata pa të ardhura e ilaçe.Janë mbi 8 mijë persona me aftësi të kufizuar në Fier, të cilët presin të rikomisionohen, që aktualisht mbahen me të ardhura nga të afërm.