Komisioni i Venecias: Dekriminalizimi nuk e ndërpret mandatin e deputetit
Nëse ka deputetë me të kaluar të inkrimiminuar në Kuvendin aktual, ata do t'ia hedhin paq. Kjo, pasi për kreun e Komisionit të Venecias,Giani Buquicchio, dekriminalizimi i Parlamentit, mund të bëhet vetëm në 2017, pasi mandati aktual i deputetit nuk ndërpritet.Giani Buquicchio: “Parlamenti shqiptar duhet te jete vendi i debatit konstruktiv. Mbi këtë institucion kyç ekziston pesha e një dyshimi. Duhet të shpëtoni prej tij, duhet të arrini atë që quhet dekriminalizimi. Opozita dhe shumica nën patronazhin e PE kanë arritur një marreveshje.Kjo synon bashkëpunimin për gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e individëve me preçedentë kriminale që janë zgjedhur ose synojnë të marrin poste publike. Bëhet fjalë për një situatë komplekse ligjore.Nëse bëhet fjalë për anëtarët e parlamentit, ka shumë zgjidhje.Një reflektim ligjor për këtë çështje është shumë urgjent për Shqipërinë dhe Komisioni i Venecias është i gatshëm t’ju ndihmojë për të organizuar psh një tryezë me expertët ndërkombëtarë për të dhënë eksperiencën e vendeve të tjera për tju ndihmuar të gjeni zgjidhjen më të pershtatshme për vendin tuaj.Sigurisht një reformë legjislative mbi shkaqet e pazgjidhshmërise do të zbatohet vetëm për organet e ardhshme të zgjedhura.Megjithatë nëse të gjitha partitë politike angazhohen për parimin e ndershmërisë së deputetëve siç e parashikon neni 71 dhe 72, efektet e dekriminalizimit do të ndjehen menjëherë”.I thirrur në Tiranë për të asistuar kryreformën e Shqipërisë, atë në drejtësi, në një tryezë me aktorë të sistemit, kreu i Komisionit të Venecias, i bëri apel shumicës parlamentare që të mos keqpërdorë pushtetin e 84 votave, por edhe opozitës që të respektojë ligjin.Giani Buquicchio:"Mbajtësit e funksioneve publike duhet ti shërbejnë interesit të vendit. Shumica sundon vendin gjatë një legjislature, por nuk duhet të nënshtrojë pakicën. Ajo duhet të tregojë vetpërmbajtje dhe të respektojë pakicën. Shumica nuk duhet të përfitojë nga ajo çka ka.Partitë opozitare mund të kërkojnë ndryshime në ligj, por derisa të bëhen ato, duhet të respektojnë ligjin aktual”.Presidenti i Republikës, njëherësh kryetar i KLD, edhe një herë kërkoi palëve politike të lënë retorikën dhe të nisin me vepra realizimin e reformës në drejtësi, e cila mbi të gjitha sipas Kreut të Shtetit, duhet të jetë imune nga militantimi partiak.Bujar Nishani: “Reforma në sistemin e drejtësisë nuk mund të bëhet në funksion të militantizmit partiak. Përkundrazi, reforma në sistemin e drejtësisë do të bëhet për ta shkëputur militantizmin partiak nga drejtësia. Reforma në sistemin e drejtësië nuk mund të bëhet për të marrë në mbrojtje sipas çasteve dhe momenteve të caktuara individë të korruptuar, përkundarzi brenda sistemit të drejtësisë. Reforma në sistemin e drejtësisë duhet bërë për të ndarë njëherë e përgjithmonë individët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë”.Në optikën e Kreut të Shtetit, reforma nuk duhet të kufizohet vetëm te gjyqësori, por edhe tek Prokuroria dhe i aktorëve të tjerë, noteria avokatia dhe sistemi i burgjeve.Në tryezë, edhe një herë deputetët e PD e PS, nuk lëvizën nga qëndrimet e tyre. Mazhoranca tha se mirëpret opozitën në Komisionin e Posaçëm për reformën në drejtësi, ndërsa opozita tha se shumica po tenton të kapë sistemin e drejtësisë, duke këmbëngulur se reforma nuk mund të bëhet vetëm nga njëra palë.