Adele dhe Lady Gaga selfie sebashku, pritet nje duet?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2015, 07:55
Divat e muzikës Adele dhe Lady Gaga janë “shënjestruar” nga mediat rozë, të cilat thonë se mes tyre mund të ketë një duet që mund të dalë në treg brenda këtij viti.Thashethemet për një bashkëpunim të mundshëm qarkullojnë prej kohësh, por me foton e postuar në rrjetin social “Instagram” këngëtarja amerikane e ka shtuar më tej “dozën” e këtyre zërave, për një duet të mundshëm me këngëtaren britanike Adele.“Asgjë si një e mërkurë me mikeshën time të bukur Adele”-shkruan Lady Gaga.Fotoja mendohet se është shkrepur pikërisht në banesën e Lady Gaga-së në Los Anxheles.