Ariana Grande hedh poshtë thashethemet për ndarjen me Big Sean
Këngëtarja Ariana Grande ka hedhur poshtë fjalët rreth ndarjes me të dashurin e saj Big Sean .21-vjeçarja ka thënë për ‘Mail Online’ se fjalët për ndarjen e saj ishin absolutisht jo të vërteta dhe konfirmoi gjithashtu se çifti është ende së bashku.Këngëtarja e “Bang Bang” dhe i dashuri i saj, reperi 25-vjeçar publikuan lidhjen e tyre në tetor dhe që nga ajo kohë ata janë shfaqur së bashku në tapetin e kuq.Një raport nga revista “Star” pohoi të premten se këngëtarja kishte gjetur imazhe “të rrezikshme” në telefonin e reperit muajin e kaluar. Një burim i tha javores se ajo refuzon t’i përgjigjet thirrjeve të tij.“Ajo ndjehet e dhunuar plotësisht dhe e ka humbur të gjithë besimin në të.”Por vetë këngëtarja është shprehur se të gjitha raportet nuk kanë asnjë bazë dhe se janë të gjitha false.