Aslaidon shpallet fituesi i “The Voice of Albania 4”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2015, 09:12
“The voice of Albania” shpalli edhe fituesin e edicionit të katërt përmes një gare të fortë të konkurentëve.Aslaidoni me trajner Genci Salihun, u cilësua nga votat e publikut si vokali më i mirë i këtij edicioni.Në garën e madhe të së premtes mbrëma konkuruan shumë fortë 4 finalistët, Albina nga skuadra e Elsës, Semi nga skuadra e Sidrit Bejlerit, Olsa nga skuadra e Alma Bektashit dhe Aslaidoni.Mbrëmja u shoqërua me plot emocione dhe surpriza dhe me një garë të fortë mes finalistëve të cilët performuan live nga dy këngë seicili, dhe për ta përmbyllur në fund me nga një këngë në bashkëpunim me trajnerët e tyre.Aslaidoni ishte dhe djali i vetëm finalist i cili arriti të “rrëmbente” kupën e këtij spektakli të madh në Shqipëri.