Aktivistët franceze festojnë për largimin e Papa Benediktit XVI
Tetë aktivistë të organizatës "Femen" kanë protestuar në një mënyrë ndryshe per të festuar largimin e Papës. Ativistet tashme te njohura per reagimet e tyre kanë zbuluar gjoksin brenda në Katedralen e Notre Dam-it , për të "festuar" dorëheqjen e Papa Benedikti XVI, duke bërtitur brenda katedrales parrulla si "Jo me homofobia", "Mirupafshim Benedikti".Femrat anëtarë të lëvizjes “Femen” hynë në katedralen gotike veshur me tunika të gjata, të cilat më pas i hoqën, gjatë kohës që anëtarët e tjerë i ranë këmbanave.Si pasojë, lëvizja e tyre ka tronditur shumë besimtarë."Ky është një vend i shenjtë, ju nuk mund të zhvisheni këtu", bërtiste një besimtare franceze e cila gjendej ne kishën e famshme.Demonstrueset u larguan nga katedralja nga autoritetet, por ato mbetën në oborrin e kishes për disa orë dhe gjatë kësaj kohe ato vazhduan të bërtisnin parulla për homoseksualet dhe për mposhtjen e homofobisë.Grupi “Femen” u bë i njohur në vitin 2010, kur pjestarë të organizates protestuan toples në publik, në emër të demokracisë dhe kundër korrupsionit në Rusi, Ukrainë dhe Angli.Ndërkohë ka pasur mijëra reagime nga besimtarët në Vatikan, në zemër të komunitetit global katolik besimtarët kanë reaguar me habi dhe zemërim për vendimin e Papës për të dhënë dorëheqjen.Turmat u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, duke pritur për të hyrë në bazilikën e Shën Pjetrit."U Tronditëm dhe vendosëm të vinim këtu për t'u lutur," tha Roberta Rorteri, një shitëse nga Sicilia."Ndoshta skandalet që janë zbuluar në muajt e fundit kanë kontribuar në vendimin e Papës" shtoi ajo.Ndërsa titujt e gazetave në faqe të parë në shtypin italiane dhe ndërkombëtar kanë komentuar vendimin e rrallë të Papës për të dhënë dorëheqjen."Papa ikën kjo është një lamtumirë historike", shkruan "La Repubblica"." po hyjmë në territore të panjohura", shkruan redaktori i gazetës italiane.“I Paparashikueshëm deri në minutën e fundit, Benedikti ka befasuar dhe me dorëheqjen e tij”, shkruan britanikja " Independent -Pavarur", si njeri i mbyllur ai mori vendimin e tij vetëm, pa diskutuar me askënd.Anglezja "Guardian" ka cmuar se nuk duket të ketë as një kandidat liberal që mund të pasojë të me sukses Benediktin.