Protestë Anti- OSBE, përleshen me policinë në Bazel
Protestues të shumë të përleshën me policinë zviceranë të premten në mbrëmje (5 dhjetor 2014) në Bazel.Gjatë demonstratës kundër OSBE-së që degjeneroi në skena dhune, njerëz të maskuar hhodhën fishekzjarrë ndaj policisë, e cila u përgjigj me tymhedhëse.Protesta ndodhi pas takimit të minsitrave të jashtëm në vendeve anëtare të OSBE-së dhe sipas disa të pranishmëve, ata kishin dalë në rrugë për të mbështetur Ukrainën dhe për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Rusisë.Gjatë dy ditëve të samitit, Rusia dhe vendet perëndimore kanë shkëmbyer kritika dhe akuza ndaj njëra tjetrës.Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov iu përgjigj kritikave të premten, 5 dhjetor 2014, duke thënë se Perëndimi po përpiqej vazhdimisht të fajësonte Rusinë për krizën në Ukrainë dhe theksoi se Moska nuk po vetëizolohej për hir të fitimeve territorial.