Gjermeni në Lushnje e Vlorë: Projekt për përmirësimin e jetës në komunitet
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e 23 banesave të komunitetit rom në Lushnje, investim i institucionit të drejtuar nga Gjermeni.“Përfituan 22 familje nga komuniteti rom dhe 50 familje të komunitetit të cilat përfituan edhe për shkak të restaurimit dhe për shkak të kanalizimeve të bëra aty. Kjo është një nevojë imediate për qytetin e Lushnjes për të krijuar kushte dhe mundësi që të kenë trajtim psikosocial PAK”, tha Gjermeni.Gjermeni e shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Lushnjes, ka vizituar edhe godinën e ish-infektivit ku do të ndërtohet qendra e personave me aftësi të kufizuar si dhe rikonstruksionin e shtëpisë muze të Lushnjes.“Bashkëpunimi me të gjithë aktorët, të gjitha njësitë vendore, me të gjitha institucionet e tjera është çelsi i suksesit të këtij landfilli. Duam që mbetjet mos krijojnë probleme për shëndetin, për mjedisin, për ne sot dhe për fëmijet tanë. “Vizita e ministres së Zhvillimit Urban në Lushnje ku mes të tjerash pa edhe punimet për qendrën, vjen pas takimit ne Vlore me përfasësues të pushtetit vendor pëtr Landfillin e menaxhimin e mbetjeve të ngurta ku u zgjodh dhe kompania fituese.