SHBA nuk ndalen protestat kundër dhunës së policisë
Mijëra protestues bollokuan rrugët duke u shtrirë si të vdekur në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke kërkuar që t'i jepet fund, sipas tyre, brutalitetit të policisë.Marshuesit bllokuan trafikun dhe bënin thirrje për drejtësi në metropolet kryesore të vendit, si Majemi, Uashington DC, Boston, Nju Jork, Çikago, Klivland, Hjuston dhe në Xheferson të Misurit.Në çdo qytet fatmirësisht nuk u regjistruan skena të dhunshme, ndërkohë që policia në çdo çast qendronte pranë protesutesve për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit.Në Xheferson, rreth 100 vetë mbërritën në godinën e bashkisë, pasi kishin udhëtuar prej qytezës tjetër të Misurit, Ferguson, pikërisht nga vendi ku u vra adoleshenti Majkëll Braun.Në Boston dhe Hjuston, protestuesit bollokuan trafikun duke u shtrirë në tokë në mes të kryqëzimeve kryesore.Kjo ishte dita e tretë rresht e protestave që nisën pasi të mërkurën një gjykatë në Nju Jork vendosi të mos ndiqte penalisht oficerin e policisë, Daniel Pantaleo, për vrasjen e një 43-vjeçari duke e shtrënguar pas fyti.Vendimi rindezi tensionet për dhunën e policisë ndaj minoriteteve rracore në SHBa, pasi u dha vetëm një javë pas një tjetër vendimi në favor të oficerit të policisë që vrau me armë adoleshentin afro-amerikan, Majkëll Braun./Oranews.tv/