Mësuesit në provim, 8000 kandidatë për 2765 vende pune
Me shpresën për të fituar një vend pune, mbi 8000 mësues në të gjithë vendin morën pjesë në testin e hartuar nga 30 ekspertë të arsimit.Provimi zyrtarisht nisi në orën 11.00. në Tiranë. Gjithcka nisi normalisht në Tiranëm, ndërsa në qarqe të tjera të vendit pati disa vonesa.Në Korçë pati problem me gjetjen e të dhënave por pas 30 minutave situata u normalizua dhe testimi nisi.Në Lezhë, 90 mësues u skualifkuan nga testimi, për mangësi në dosjet e tyre.Edhë në Vlorë nga 512 mësues që aplikuan, 330 morën pjesë së testim, të tjerët u skualfikuan pa hyrë në këtë test.Testimi përfundoi në orën 13.00 dhe mësuesit u shprehën se pyetjet e testit ishin të nivelit mesatar duke besuar tek ky konkurs se do të jeptet atë vend pune që nuk e kanë marrë më heret.Kryeministri Edi Rama dhe ministria e Arsimit Lindita Nikolla e ndoqën këtë proces nga Durrësi. Kryeministri tha se me këtë konkurs shënohet fundi i një sistemi arsimor të kalbëzuar.Përgjigjet që do të merren në 22 dhjetor, do të jenë online në portalin e ministrisë së ArsimitKryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social u shpreh mëngjesin e sotëm se marrin fund emërimet me rryshfete dhe se përmes këtij testimi do të zëvendësohen 2765 mësues pa diplomë jashtë profilit.Janë 8000 mijë kandidatë që do të konkurojnë për 2765 vende pune.