Konferenca shkencore në Tiranë, kontributi i gjeografisë në studimin e hapësirës bregdetare
“Kontributi i gjeografisë në studimin e hapësirës bregdetare” ishte tema e Konferencës Shkencore Gjeografike Ndërkombëtare e cila u zhvillua dje nga Departamenti i Gjeografisë i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.Qëllimi ishte evidentimi i problemeve fizike, ekonomike, sociale e kulturore që ka njohur hapësira bregdetare gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit, zbulimi i shkaqeve që kanë ndikuar dhe propozimi i zgjidhjeve të përshtatshme për mbrojtjen e vlerave mjedisore të territorit bregdetar, në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm, racional e miqësor i kësaj hapësire.Në këtë konferencë morën pjesë më kumtimet e tyre shkencore gjeografë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia si dhe dy prurje me bashkëpunim nga Italia.Pati zgjedhje temash interesante , me prurje materialesh shkencore të vlefshme e të mirë trajtuara, të fokusuara të gjitha në hapësirën bregdetare dhe me mjaft vlera aplikative për zgjidhjen e shqetësimeve që janë konstatuar në terren.Auditori manifestoi interesim të mirë duke ndjekur me vemendje të 30 referimet shkencore të ndara në dy seksione. U takuan, ndanë arritjet e tyre shkencore dhe u afruan më shumë në një bashkëpunim të vlefshëm shkencor gjeografë nga gjithë trevat shqiptare. [caption id="attachment_432600" align="alignnone" width="411"]
Ne foto:Konferenca shkencore[/caption][caption id="attachment_432601" align="alignnone" width="411"]
Ne foto: Konferenca shkencore[/caption]