OKB e SHBA dënojnë sulmin në Irak

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar një sulm militant në një kamp refugjatësh në Irak ku u vranë 6 persona dhe 40 u plagosën.Shefi i OKB-së, Ban Ki-Moon iu bëri thirrje autoriteteve irakiane që të sjellin përgjegjësit para drejtësisë.Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar  sulmin terrorist duke e cilësuar atë si të tmerrshëm dhe të pakuptimtë.Në kamp gjenden të strehuar pjesëtar të Mujaheden-e-Khalq, ose MEK, krahu militant i një grupi opozitar iranian në mërgim. Iranianët janë duke u strehuar përkohësisht aty derisa OKB të gjejë vende pritëse.