Kryeministri tunizian i vendosur për qeveri teknike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2013, 10:34
Kryeministri tunizian është zotuar të japë dorëheqjen, në qoftë se plani i tij për të ngritur një kabinet jopolitik refuzohet.Hamadi Jebali bëri thirrje për ndryshime pasi një politikan i lartë i opozitës, Chokri Belaid, u vra, duke shkaktuar protesta në të gjithë vendin.Deklarata e Jebalit për dorëheqje është bërë gjatë një intervistë për kanalin francez 24 TV.Ndërkohë Ministria e Brendshme tuniziane ka deklaruar se 230 njerëz janë arrestuar që nga e premtja. E shtuna ishte dita e tretë radhazi e trazirave në këtë vend të Afrikës Veriore.Vendi rrëzoi presidentin disavjeçar në pushtet, Zine El Abidine Ben Ali, në janar të vitit 2011, duke nisur kështu revolucionet e Pranverës Arabe.