Vritet kreu i IS? Sulmet ajrore amerikane goditën komandën e lartë
Ka mbetur mister fati i komandantit të lartë të Shtetit Islamik Ebu Bekr el-Bagdadi që pas sulmeve ajrore të SHBA, të cilat shkatërruan një autokolonë të grupit në afërsi të qytetit Mosul në Irak.Koloneli Patrick Ryder, zëdhënës i Komandës Qendrore Amerikane , tha se ushtria amerikane kishte arsye për të besuar se në autokolonën prej 10 automjetesh ndodheshin krerët e Shtetit Islam, i cili kontrollon territore të mëdha në Irak dhe Siri.Sipas burimeve amerikane automjetet e autokolonës ishin me armë dhe Shteti Islamik ka ndryshuar strategjinë e tij që pas nisjes së sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar, duke përdorur makina jo të nivelit të lartë, në mënyrë që të mos pikasen nga forcat ndërkombëtare.Një zyrtar i Mosulit deklaroi se në morgun e qytetit u sollën 50 trupa të pajetë të militantëve islamikë menjëherë pas sulmit ajror.Mosuli, qyteti më i madh në veri të Irakut ra në duart e militantëve islamikë, por më 10 qershor, pas një ofensive të forcave shtetërore dhe aleate, qyteti u mor sërish nga autoritetet.Shumë persona janë vrarë dhe plagosur në këtë qytet, por fati i kreut të militantëve Ebu Bekr el-Bagdadi mbetet i paqartë.